Telenews

Sarrazin për targat: Kosova ka të drejtë, por s’duam trazira

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave.

Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë.

Ai theksoi se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë më incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit.

Samiti pritet që të zhvillohet më 3 Nëntor në Berlin me mikpritës kancelarin Scholz dhe pritet që të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon.

Gjermani shtoi se vendi i tij është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për të përmbyllur këtë proces.

Manuel Sarrazin e konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm.

Të ngajshme

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Mund të bëj çfarë të dua me të”, ylli francez shet trofeun e Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

Rrezarta Ramaj