Telenews

SBAShK me 11 kërkesa për qeverinë, Jasharaj: Të mos përsëritet viti 2022 me protesta masive

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka paraqitur kërkesat e saj në protestën për nder të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Rrahman Jasharaj, kreu i kësaj sindikate, ka kërkuar nga qeveria të reflektojë dhe t’i plotësojë kërkesat e tyre, duke thënë që nuk kanë dëshirë që të rikthehen sikurse në vitin 2022 me protesta masive.

“Lusim qeverinë që të veprojë e të mos përsëritet viti 2022 me protesta masive”, ka deklaruar Jasharaj.

SBAShKU ka kërkuar dialog social nga qeveria për realizimin e kërkesave, konsultime para plotësimit të ligjeve, nënshkrimin e kontratës kolektive, ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave, përmirësimin e kushteve të punës, norma javore të jetë 18 orë e disa kërkesa të tjera.

  • Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,
  • Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,
  • Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,
  • Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,
  • Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për se paku 30%,
  • Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,
  • Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,
  • Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,
  • Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,
  • Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,
  • Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Marshi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit, duke përfunduar para objektit të qeverisë.

source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj