Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se kanë nisur dërgimin e punonjësve në Arsim në bregdetin shqiptar.
Sipas SBASHK, sot janë nisur 273 pushues, përderisa pas gjashtë ditë do të nisen edhe 172 të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Duke respektuar angazhimin e përkushtimin e të punësuarve në arsim që nga çerdhet e deri në universitet dhe të atyre në shumë nga institucionet e kulturës, SBASHK bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion edhe këtë vit po vazhdon me traditën e dërgimit në pushime meritore në bregdetin shqiptar të një numri të konsideruar të anëtarëve. Ky aktivitet ka nisur të hënën e 20 qershorit me 273 pushues nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe nga Universitetet e Kosovës e për të vazhduar me 172 pushues të tjerë më 26 qershor.
Momente të bukura gjatë gjithë këtij aktiviteti u ka dëshiruar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili ka ardhur të ndaj momente të bukura me anëtarët e përzgjedhur për pushime duke deklaruar se krahas pushimit e rekreacionit do të organizohen edhe tryeza e debate për çështje arsimore e sindikale.

