Telenews

SBASHK-u i kundërpërgjigjet Muratit: Të presim deri në ora 16:00, urojmë të mos jetë ashtu siç ke thënë

Anëtari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, i është kundërpërgjigjur ministrit Hekuran Murati, derisa ky i fundit tha se nuk do të ketë paga për grevistët.

Kushaj tha se po presin deri në ora 16:00 që të dalin pagat dhe nëse nuk dalin, pastaj do të mbajnë një takim dhe do të vendosin për veprimet.

“Ne po presim deri në ora 16:00. Uroj të mos jetë ashtu siç ka thënë ministri Murati. Në politikë kurrë nuk bën të thuash kurrë, andaj po presim. Nëse nuk dalin pagat, pastaj kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj do të mbajë takim dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Kushaj.

Ministri Murati ka thënë se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj