Telenews

S’bën punë kërcënimi i Qeverisë, BSPK: Nga sot jemi në grevë

Pavarësisht kërcënimit të Qeverisë se grevistëve do t’u pezullohen pagat, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) kanë deklaruar se tashmë janë në grevë.

Kreu i BSPK’së, Atdhe Hykolli, ka thënë se Qeveria po kërcënon grevistët dhe se kjo është antiligjore. Ai e ka quajtur këtë gabim shumë të madh të Qeverisë.

“Partneri ynë Social – Qeveria po kërcënon grevistët dhe kjo është antiligjore se shkelet ligji për grevat, LIGJI Nr. 03/L-200, Neni 11, 13 dhe 18, e mbi të gjitha kjo nuk është aspak e mirë.

Të kërcënosh grevistët e qetë dhe në të drejtën e tyre është shkelje e normës dhe parimeve të shtetit demokratik e juridik dhe mbi të gjitha marrje e së drejtës për grevë – me fjalë të tjera është gabim shumë i madh”, thuhet në komunikatën e BSPK’së.

Hykolli ka deklaruar se Qeveria duhet të ulet në tavolinën e dialogut dhe të dilet me zgjidhje për kërkesat e të punësuarve.

“Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të ulet në tavolinën e dialogut të sinqertë prej nga duhet të dalim me zgjidhjen e duhur, dhe zgjidhja e duhur është përmbushja e kërkesave të të punësuarve”, thuhet në komunikatë.

Në media ka qarkulluar sot një email, në të cilën Sekretari në detyrë i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, paralajmëronte se do t’i pezulloheshin pagat punëtorëve, të cilët do të merrnin pjesë në grevë.

Spahiu e ka konfirmuar se ajo email ka qenë zyrtare dhe, beson ai, sipas dispozitës ligjore.

Duke e cituar nenin 18, pika 1, i cili thotë se “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”, U.D i Sekretarit beson se një punëtor që hyn në grevë nuk duhet të paguhet.

“Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”, thotë Spahiu.

Komunikata e BSPK’së:

Sot, e enjte, më 25 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se tash më jemi në grevë të përgjithshme, dhe jemi në grevë pa dëshirën tonë por të detyruar nga premtimet dhe zvarritjet në përmbushjen e kërkesave të ligjshme dhe të arsyeshme, nga premtimet që nuk u përmbushën kurrë dhe nga zvarritjet e qëllimshme që prodhuan këtë – hyrjen në grevë.

Partneri ynë Social – Qeveria po kërcënon grevistët dhe kjo është antiligjore se shkelet ligji për grevat, LIGJI Nr. 03/L-200, Neni 11, 13 dhe 18, e mbi të gjitha kjo nuk është aspak e mirë.

Të kërcënosh grevistët e qetë dhe në të drejtën e tyre është shkelje e normës dhe parimeve të shtetit demokratik e juridik dhe mbi të gjitha marrje e së drejtës për grevë – me fjalë të tjera është gabim shumë i madh.

Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të ulet në tavolinën e dialogut të sinqertë prej nga duhet të dalim me zgjidhjen e duhur, dhe zgjidhja e duhur është përmbushja e kërkesave të të punësuarve.

Kryetari i BSPK-së

Atdhe Hykolli

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi