Telenews

Scholz diskutoi me Biden për vizitat në Kinë e Ukrainë

scholz-diskutoi-me-biden-per-vizitat-ne-kine-e-ukraine

Kancelari gjerman Olaf Scholz diskutoi sot në telefon me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe fokusi ishte vizita e tij e fundit në Kinë, si dhe situata në Ukrainë.

Scholz e informoi presidentin amerikan për ecurinë dhe rezultatet e vizitës së tij në Pekin, njoftoi zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Bichner.

“Scholz dhe Biden mirëpritën deklaratën e qartë të presidentit kinez Xi Jinping, i cili foli kundër përdorimit të armëve bërthamore”, tha Bichner.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, ata dënuan vazhdimin e bombardimeve ruse të infrastrukturës civile, veçanërisht objekteve energjetike në Ukrainë.

Ata gjithashtu folën, shtoi ai, për kërcënimet ruse dhe “akuzat e pabaza” të Moskës se Ukraina mund të përdorë “bomba të pista”.

Scholz dhe Biden theksuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.

Të ngajshme

Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona

KushtrimGuraj

Trump: Izraeli është shumë i kënaqur me marrëveshjen për çarmatosjen e Hamasit

KushtrimGuraj

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi