Telenews

Scholz: Nuk do ta pranojmë aneksimin e Ukrainës nga Rusia

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka thënë se Komuniteti Politik Evropian nuk është përpjekje për të ngritur ndonjë institucion të ri brenda Bashkimit Evropian.

“Jo, këto takime nuk po bëhen për të ngritur ndonjë institucion të ri brenda BE-së. Pra, nuk ka organizim të ri politik as në aspektin ligjor, infrastrukturor dhe as burokratik” – tha Scholz.

Ky koment i kancerlarit Scholz vjen para fillimit të takimit të parë të këtij Samiti.

Ai tha se takimet brenda samitit mundësojnë diskutimin temat që lidhen me ekonominë dhe sigurinë e Evropës, njofton Klankosova.tv

“Jam i kënaqur që po marr pjesë takimin e parë të samitit të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë format ne do të kemi mundësi që si liderë të vendeve evropiane të i diskutojmë shumë tema që lidhen me ekonominë dhe sigurinë e Evropës. Përveç kësaj kjo do të ndihmojë në lidhjen dhe komunikimin me fqinjtë tonë që duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian” – tha ai.

Numri një i qeverisë gjermane shtoi se nuk do të pranojnë që Ukraina të aneksohet nga Rusia.

“Të gjithë jemi të angazhuar që t’i dalim në ndihmë Ukrainës me ndihma financiare dhe armatim ashtu siç edhe ka bërë Gjermania. Secili vend duhet ta di se sulmi brutal i Rusisë e ka lënduar sigurinë që e kemi ngritur këtë dhjetëvjetëshin e fundit. Është me rëndësi të i bëhet me dije Rusisë që ne nuk do ta pranojmë që një vend fqinj i joni të aneksohet”.

Kancelari gjerman thekson se në kuadër të samitit diskutohet se furnizimi i rregullt me energji dhe gaz.

E po ashtu sipas tij do të diskutohen edhe mundësitë se si të merren masat që çmimet e larta të këtyre dy produkteve bazë të bien.

“Gjithashtu temë e diskutimit do të jetë edhe se si t’ju dalim në ndihmë edhe vendeve afrikane në luftën kundër urisë. Në formate të ndryshme, në këto takim do të diskutohet se si të kemi furnizim të rregullt me energji elektrike dhe gaz dhe që çmimet e larta të tyre të bien”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani

Nga nesër fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Donat Hashani