Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka folur për marrëdhëniet me Hungarisë dhe Suedisë.
Më tej Orban është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të përmirësohen përpara se të miratohet oferta e Suedisë për anëtarësim në NATO.
“Marrëdhëniet politike midis Hungarisë dhe Suedisë janë në rrugë të gabuar. Ne nuk duam të importojmë konflikte në NATO”, ka thënë ndër të tjera kryeministri hungarez.
Ndërkohë Hungaria ratifikoi hyrjen e Finlandës në Aleancë në mars, por vonoi në marrjen e një vendimi për Suedinë, pasi në atë kohë një nga këshilltarët e Orban u shpreh: “Ministrat suedezë kanë vënë në pikëpyetje demokracinë në Hungari. Vazhdimisht ata kanë fyer votuesit, politikanët hungarezë dhe të gjithë Hungarinë”.