Telenews

Seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Ekrem Bajroviq, sot dëshmon Naim Elshani

Ka nisur seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Ekrem Bajroviq.

Në këtë seancë po dëshmon Naim Elshani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 19 korrik 2024 të akuzuarin Ekrem Bajroviq e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, e cila përmes vendimit të përpiluar më 4 dhjetor 2025, ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së Bajroviq, avokatëve Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq.

Të ngajshme

Krimi i rëndë në Ferizaj: 24-vjeçarja dyshohet se vrau të dashurin – çka dihet deri më tani

Rrezarta Ramaj

Krasniqi i lumtur me fitoren: Ishte natë magjike, faleminderit gjithë tifozëve!

Rrezarta Ramaj

Për çfarë arsye u ther për vdekje imami në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Rrezarta Ramaj