Telenews

Sejdiu: Asociacioni do të krijohet, por nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet, por sipas tij nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Në një intervistë për mediumin publik, RTK, Sejdiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj, dhe se tash është obligative krijimi i asociacionit.

“Gjykata e ka dhënë mendimin e vet dhe këta janë të obliguar të shqyrtojnë atë mundësi të zbatimit të tij. Do të krijohet një Asociacion, por nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Ish-presidenti, ka thënë se asociacioni nuk do të bëhet ashtu siç pretendojnë serbët, por sipas kushtetutës pa kompetenca ekzekutive.

Me fjalë tjera, s’do të jetë përfaqësues siç e trumbetojnë sot me pompozitet serbët se përmes tij do të kenë delegatët e vetë në Kuvend e forma tjera.
Është një rrugë tepër dinake dhe tepër djallëzore për të institucionalizuar atë mekanizëm, e i cili sipas Ahtisarit nuk ka kompetenca ekzekutive”, ka thënë Sejdiu.

Sipas Sejdiut, asociacioni do të ketë kompetenca teknike dhe sipas tij nuk do të thyhet “karakteri unitar i shtetit”.

Është një lloj i kompetencave mbështetëse teknike, këshillëdhënëse, të ndarjes së përvojave të mira të njërës komunë me tjetrën, që nuk i ndalon të bashkëpunojnë edhe me komunat me shumicë shqiptare apo edhe me komuna nga shtetet evropiane. Por, kjo nuk nënkupton assesi që të krijohet nivel i dytë i pushtetit, nuk nënkupton të thyhet karakteri unitar i shtetit”, ka thënë Sejdiu.

Themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e ka kërkuar ditë më parë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjithmonë sipas tij pa kompetenca ekzekutive.

Të ngajshme

Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40-vjeçar pas një debati

Blearta

32 foshnja të braktisura në QKUK vetëm gjatë vitit 2025

Blearta

SHBA-ja dhe Irani ende larg marrëveshjes finale

Blearta