Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për zgjedhjet e përgjithshme të Kuvendi të Kosovës që do ta mbahen më 9 shkurt të këtij viti.
Ai ka thënë se është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që zgjedhjet të zhvillohen në formën më të mirë të duhur.
“Në Ballkanin Perëndimor, po sigurisht që kemi disa shqetësime atje, natyrisht në veçanti situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe mes Kosovës e Serbisë”.
“Ne jemi në kontakt shumë me Kosovën dhe Serbinë, që të jemi të sigurt se gjithashtu zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në fillim të shkurtit, ato nuk do të çojnë në një destabilizim. Kjo është gjithashtu kyçe. Por sërish, për rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të jemi të angazhuar për së afërmi, sepse janë të fqinjët tanë”, ka thënë Rutte, në takimin që u zhvillua Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel.