Telenews

Sekuestrohen 9.4 kg substancë narkotike-marihuanë në një fshat të Gjakovës, arrestohet një shtetas turk

Gjatë ditës se djeshme gjatë patrullimit dhe punës intensive në terren të njësiteve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Perëndimi në Gjakovë, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendi ku ishin fshehur disa lëndë narkotike.

Lidhur me rastin është bërë e ditur se persona të dyshuar, një natë më parë, përderisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin.

Në vendin e ngjarjes, në fshatin Popoc-Gjakovë (zonë e brezit kufitar), person/a të dyshuar kanë fshehur dhe kanë braktisur tri (3) çanta dhe një qese, të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, në sasi prej nëntë kilogramë e katërqind gramë (9400 gramë).

Një i dyshuar, shtetas i huaj turk, pasi ishte identifikuar është arrestuar nga njësitë policore në Prishtinë dhe Mitrovicë të Jugut, të cilët ishin në asistim policor.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe prokurori kujdestar i PTH- Gjakovë, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike’, përderisa pas intervistimit personi është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj