Telenews

Sekuestrohen mbi 41 kilogramë heroinë në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Mbi 41 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Policia e Shqipërisë kanë njoftuar se si pasojë e këtij operacioni kanë vënë në pranga 31-vjeçarin Armando Papa, banues në Fushë Kuqe.

Po ashtu është shpallur në kërkim një person tjetër, bashkëpunëtor i Papës. Bëhet fjalë për një person me iniciale R.G., banues në Sukth.

Droga u gjet në bagazhin e makinës tip “Benz” ku udhëtonte Papa.

“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës”, njoftoi policia.

Policia thotë se ka pasur informacione të marra në rrugë operative dhe janë vënë në ndjekje të mjetit sapo e kanë lokalizuar atë. Ndjekja ka përfunduar në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit ku u bë ndalimi i “Benzit” në fjalë dhe sekuestrimi i sasisë së konsiderueshme të heroinës.

“Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale“, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./Telenews.al

Të ngajshme

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj

Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Rrezarta Ramaj