Telenews

Selakoviq: S’pritet asgjë e mirë nga Kurti – Vuçiq në Bruksel do të luftojë për paqe

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq tha sot se në bisedimet e ardhshme në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë “nuk mund të pritet asgjë e mirë nga kryeministri Albin Kurti”.

Sipas tij, “presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të luftojë për interesat kombëtare të Serbisë dhe serbëve në Kosovë”.

“Nuk do të shikoja mbrapa se çfarë thotë Albin Kurti dhe cilat janë qëllimet e tij, sepse ne gjithmonë mund të presim më të keqen prej tij dhe ai është një figurë e paparashikueshme, por është mirë që Serbia përfaqësohet atje nga presidenti Vuçiq”.

“Përderisa ai është në një pozitë të tillë, e di që interesat tona shtetërore dhe kombëtare do të mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Selakoviq në TV Pink.

Të ngajshme

Miftaraj i IKD-së fotografon punëtorët e KEDS-it duke ia ndërruar orën e rrymës: Po punojnë të shtunave, s’na njoftuan fare

Valjeta Turkaj

Lëkundje tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Valjeta Turkaj

Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

Valjeta Turkaj