Telenews

Selmanaj: Nesër do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Martin Berishajt, gënjeshtra nuk mund të kalojë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nesër do të dërgojë kallëzim ndaj ambasadorit Martin Berishaj.

Ai në Kuvend tha se këtë do ta bëjë në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajt, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë. Ai ka gënjyer se kompania e tij është mbyllur në vitin 2021, atëherë çfarë ta pyes unë për vitin 2021 e 2022. Ne kishim mandat për vitin 2021-2022. Madje, kur e kam pyetur për vitin 2022, deputeti Haliti ka thënë “zotëri ambasador, mos u përgjigj për gjëra jashtë mandatit”, ia bënte avokatin atij, duke u frikësuar se po i shpëton diçka, por atij nuk po i shpëtojke asgjë, ishte shumë i kthjellët në çdo gjë, edhe në qasje. Prandaj unë mendoj se është në interes të vendit që ai të hetohet për deklarim të rrejshëm”, tha Selmanaj.

Të ngajshme

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj