Telenews

Selver Xhelili viziton Llabjanin, premton angazhim të madh për zhvillim me PDK-në

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili, ka vizituar Llabjanin e Artanës (Novobërdës) gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore. Ai është pritur me mbështetje të madhe nga banorët e kësaj zone, të cilët kanë shprehur përkrahjen e tyre për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe listën e PDK-së.

Gjatë takimeve me qytetarët, Xhelili ka premtuar angazhim të fuqishëm për zhvillimin e vendit dhe për një qeverisje më të përgjegjshme. Ai është shprehur i vendosur të punojë për ndryshime pozitive, duke theksuar rëndësinë e investimeve dhe përmirësimit të kushteve për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe banorët e Llabjanit dhe Novobërdës.

Në zgjedhjet e së dielës, ai kërkon përkrahjen e qytetarëve për të vazhduar përpjekjet për një Kosovë më të zhvilluar dhe me mundësi më të mira për të gjithë. Selver Xhelili garon me numrin 83 në listën e PDK-së.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj