Telenews

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia ta pranojnë aneksin e propozimit evropian

Disa senatorë amerikanë, përfshirë ata që merren tash e sa vite me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kanë përshëndetur pranimin e planit evropian në Bruksel, duke thënë se ky është hap i rëndësishëm për të vazhduar përpara.

Në një komunikatë të publikuar thuhet se i përgëzojnë Kosovën dhe Serbinë për këtë ‘marrëveshje’ që normalizon raportet mes dy shteteve.

“Ne i përgëzojmë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një moment i rëndësishëm për të dy vendet. Ky përparim mund të zhbllokojë mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, të cilat përfshijnë ndjekjen e anëtarësimit në BE dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe në mbarë botën”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“Sidoqoftë, të dy liderët tani duhet të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje për aneksin e zbatimit, i cili do të sigurojë një udhërrëfyes për normalizimin midis dy vendeve.

Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin më të gjerë – Ballkanin Perëndimor – ku ne e dimë se Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus.

Demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, thuhet tutje.

Këtyre u janë bashkangjitur edhe kolegët e tjerë: Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj