Telenews

Senatorja amerikane: Radoiçiq duhet të dërgohet në burg

 

 

Anëtarja e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë e Senatit amerikan, Jeanne Shaheen ka thënë se Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të dërgohet në burg.

Këtë deklaratë e senatorja amerikane i bëri në Mynih, pas takimeve që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Shaheen u shpreh se Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për agresionin serb ndaj Kosovës.

“Kam pasur rastin të takohem me presidentin Vuçiq sot në mëngjes, jam takuar me kryeministrin Kurti dje dhe një nga gjërat që mendoj se duhet të ndodhë është që duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta fusin në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator, ka pranuar vrasjet dhe tani duhet të mbahet përgjegjës për këtë, dhe Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë”, ka thënë Shaheen.

Të ngajshme

Reagon për herë të parë Ana, pas aludimeve për hyrjen e saj në BBVK

Erzana Fazliu

Vdes një grua në Suharekë pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

Erzana Fazliu

Marrëveshja e Uashingtonit: Theksohet Roli i Saj në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj