Kombëtarja e Senegalit ka fituar me përmbysje ndaj Sudanit për ta siguruar biletën për në çerekfinale të Kupës së Afrikës.
Siç pritej, Senegali ishte kombëtare më e fortë për të fituar me rezultat bindës 3-1.
Mysafirët shtangën të gjithë kur Aamir Abdallah shënoi një eurogol për ta zhbllokuar epërsinë pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Ndërsa, lehtësisht mund të shënonin edhe golin e dytë por Mohamed Eisa dështoi nga afërsia, me Mendyn që bëri super pritje.
Pas kësaj, Senegali u këndell. Fillimisht, Sadio Mane dhuroi një asistim të bukur të Pape Gueye, i cili shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (29’).
Vendasit pastaj shënuan falë Ismaila Sarr, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë Gueye e tundi prapë rrjetën, këtë herë pas asistimit të Nicolas Jackson (45+3’).
Fitoren e Senegalit e vulosi Ibrahim Mbaye pas një aksioni fantastik (77’).
Kësisoj, Senegali bëhet kombëtarja e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Afrikës, ndërsa pak më vonë do të mësohet ekipi i dytë mes Malit dhe Tunizisë.

