Qytetarët serbë që jetojnë në veri kanë paralajmëruar një protestë për sot.
Protesta do të mbahet në Zubin Potok.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani.
Ai nuk bëri të ditur arsyen dhe nuk dha më tepër detaje rreth kësaj proteste.
Po ashtu nuk dihet nëse do të ketë protestë edhe në komunat tjera në veri të Kosovës.

