Telenews

Serbët po e presin Rakiqin në barrikadën e Rudarës

Në barrikadën e vendosur në Rudarë, serbët po presin ardhjen e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe të tjerëve që të kthehen nga takimi që kishin më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç raporton mediumi pro Qeverisë serbe “Kosovo Online”.

Në këtë takim u raportua se serbëve të Kosovës iu ka kërkuar Vuçiqi që t’i largojnë barrikadat pas lënies në arrest shtëpiak të ish-policit serb Dejan Pantiq  dhe lirimit të Nikolla Nedeljkoviq, i riu i arrestuar në Gazimestan.

Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që serbët të tërhiqen nga barrikadat dhe ka shtuar se kanë marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e serbëve do të pranohen.

Që 19 ditë barrikadat kanë bllokuar lirinë e lëvizës në veri të vendit.

Të ngajshme

Prokuroria Speciale thotë se Shkëlzen Gashi u intervistua nën dyshimin për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Rrezarta Ramaj

Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj