Telenews

Serbia i vendos në listat e Interpolit 39 ish-ushtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe kolonelin e Policisë

Koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta rrezikon të ndalohet me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Graishta, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vendosur nga Serbia në listën e të kërkuarve në Interpol.

Të martën, Serbia i ka dërguar kërkesë Interpolit një listë të ish-ushtarëve të UÇK-së. Në mesin e tyre është edhe koloneli Graishta dhe 38 ish-pjesëtarë të Brigadës 60 të UÇK-së, raporton Paparaci.

Kujtojmë se koloneli që i ri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i plagosur gjatë luftës në vitin 1998.

Para rreth tri javësh, Blerim Ramadani, një ish-ushtar i UÇK-së, u ndalua në Maqedoninë e Veriut bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga Serbia.

 

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj