Telenews

Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës

Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të armatimeve dhe ushtrisë, Serbia ka shënuar këtë të premte Vidovdanin, siç njihet festa festa ku përkujtohet ndër të tjera edhe beteja mes serbëve te drejtuar nga princi Llazar dhe ushtrisë Osmane në Fushë Kosovë.

Pas vendosjes së kurorave në memorialin e heronjve të Kosovës në Krushevc, kryeministri Millosh Vuçeviç, e cilësoi Vidovdanin gur themel të kulturës dhe identitetit ku siç tha gërshetohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Sipas tij, në këtë ditë të shënuar mbledhja e qeverisë duhej të ishte mbajtur në Kosovë.

“Ne u mblodhëm sot në qytetin perandorak të Krushevcit në vend të Graçanicës dhe Gazimestanit sepse nuk ka respekt për të drejtën publike ndërkombëtare dhe drejtësinë…”

Më herët në sheshin e heronjve po në këtë qytet u prezantuan armatime dhe pajisje të ushtrisë serbe, për herë të parë edhe sistemi i mbrojtjes ajrore HQ-17AE. I blerë nga Kina, sistemi me rreze të shkurtër shërben për të mbrojtur trupat në tokë, dhe mund të qëllojë 4 objektivë njëkohësisht deri në 15 km distancë.

U shfaq gjithashtu arma më e fuqishme që disponojnë forcat ajrore të Serbisë, sistemi kinez FK-3,e po ashtu tanke e artileri të tjera të sofistikuara.

“Për herë të parë, dua të theksoj me krenari, ne kemi prezantuar diçka që kemi blerë më herët, që është një sistem i ri i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, HQ-. 17, i ardhur nga Kina. Është diçka që garanton një mbrojtje edhe më të mirë të hapësirës ajrore mbi atdheun tonë dhe përfaqëson një tandem vdekjeprurës së bashku me armën më të fuqishme të mbrojtjes ajrore  më FK-3.”

Shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Vidovdani përfaqëson qendrën e qenies serbe, ndërsa përmendi popullin serb në Kosovë, që siç tha, feston në vatrën e vetë shekullore.

Të ngajshme

Tentim vrasje në Skenderaj, theren me thikë dy të mitur – dërgohen në QKUK

KushtrimGuraj

Tayna nesër publikon këngën e re, duet me reperin grek!

Erzana Fazliu

James Rodriguez po rikthehet në Evropë, i propozohet skuadrës italiane

Erzana Fazliu