Telenews

Sergio Busquets pensionohet nga kombëtarja spanjolle e futbollit

Sergio Busquets ka njoftuar këtë të premte tërheqjen e tij nga skuadra spanjolle dhjetë ditë pas humbjes në 1/8 e Kupës së Botës në Katar ndaj Marokut.

Në moshën 34-vjeçare, mesfushori i Barçës ka postuar një deklaratë të plotë në llogarinë e tij në Instagram për të dhënë lajmin dhe për të shpjeguar arsyet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Busquets (@5sergiob)

Kampioni i Botës 2010 dhe Evropës 2012 ka shkruar se “Dua të njoftoj se pas gati 15 vitesh e 143 ndeshjesh, ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën kombëtares”.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë trajnerët dhe stafet e tyre me të cilët ka punuar te kombëtarja spanjolle.

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shoqëruar në këtë rrugë të gjatë. Nga Vicente del Bosque që më dha mundësinë për të filluar, tek Luis Enrique që më bëri të kënaqem deri në sekondën e fundit. Falenderoj gjithashtu Julen Lopetegui , Fernando Hierro apo Robert Moreno për besimin e tyre, si dhe të gjithë stafin e tyre”, shkruan Busquets.

“Dhe sigurisht, për secilin nga bashkëlojtarët e mi, me të cilët kam luftuar për ta çuar ekipin atje ku e meritonte, me pak a shumë sukses, por gjithmonë duke dhënë gjithçka dhe me krenarinë më të madhe”, vijon shkrimi.

Të ngajshme

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj

Amir Rrahmani pensionohet nga kombëtarja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Rrahmani angazhon avokat mbrojtës, paralajmërohen ata që “e ngucin” kapitenin

Yllka Gashi