Seriali i ri në të cilin luan Kim Kardashian mori vlerësim të keq në Rotten Tomatoes
Seriali i ri i Kim Kardashian “All’s Fair”, nuk është pritur mirë nga kritikët.
Drama e re ligjore e drejtuar nga Ryan Murphy, ku luajnë gjithashtu Teyana Taylor, Niecy Nash, Sarah Paulson, Glenn Close dhe të tjerë, ka marrë deri më tani 0 për qind vlerësim në Rotten Tomatoes.
Përveç kësaj, seriali i cili transmetohet në platformën Hulu, në të cilin Kardashian e luan rolin e një avoketeje të fuqishme të divorceve Allura Grant, është kritikuar ashpër nga disa recensentë.
Kelly Lawler nga USA Today e quajti dramën “serialin më të keq të vitit”, ndërsa Angie Han, kritike televizive e The Hollywood Reporter, e përshkroi serinë si “pa tru”.
Han shtoi gjithashtu se performanca e Kardashian ishte e ngurtë dhe pa emocion, pa asnjë notë të vërtetë. Ajo shkroi:
“Vetë prania e saj, e cila arrin të gjenerojë zhurmë (interes) dhe asgjë më shumë, është e përshtatshme për një serial që duket sikur nuk do të shikohet, por vetëm të shfrytëzohet për copëza virale në internet”.
Lucy Mangan nga The Guardian shkroi:
“Nuk e dija që ishte ende e mundur të bëhej televizion kaq i keq”.
Pavarësisht kritikave, seriali është në vendin e parë në listat e shikimeve në platformat e transmetimit, derisa fansat janë shprehur me komente positive për serialin në rrjetet sociale.

