Në Novi Sad po mbahen protesta për të shënuar përvjetorin e trishtueshëm të gjashtëmujorit nga shembja e mbulesës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona.
Ka ndodhur edhe një incident, kur një shofer tentoi të përplaste makinën me pjesëmarrësit e protestës.
Rojtarët arritën ta ndalonin me kohë dhe policia ndërhyri për të siguruar tubimin. Të rinjtë që ndodheshin në veturë janë arrestuar.
Në Parkun Liman në Novi Sad janë vendosur 16 karrige bosh me emrat e viktimave të shkruar mbi to dhe nga një lule e bardhë në secilën.
Tokom protestne šetnje do Mosta slobode, vozač je pokušao automobilom da prođe kroz kolonu građana, ali je zaustavljen.#NoviSad pic.twitter.com/ZdJWauu2JA
— Radio 021 (@Radio021) May 1, 2025
Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe protesta e 1 Majit nga studentët në bllokadë dhe pesë sindikata kombëtare në Beograd, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.
Është planifikuar që të dorëzohen ndryshimet në Ligjin e Punës dhe Ligjin për Grevat.
Sipas Nova.rs, mes mijëra të pranishmëve ndodhen sindikalistë, studentë dhe qytetarë.