Telenews

Sërish rrahje në kafeteri, shtatë persona të përfshirë në Vitomiricë, një u lëndua rëndë

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka pasur përleshje fizike mes shtatë personave në një kafeteri në Vitomericë të Pejës. Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital.

Këto informata i dha  Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

Gashi tha se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”,

Të ngajshme

Shembet dheu në rrjetin kryesor të Lubotenit, tri fshatra të Kaçanikut mbesin pa ujë

Valjeta Turkaj

Hajnat futen në xhami, grabisin kasafortat me 20 euro

Valjeta Turkaj

Hetohet zhdukja e një të mituri në Prishtinë

Valjeta Turkaj