Telenews

Serwer nuk e sheh të mundshme, tash për tash, njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Përfshirja e Kosovës në Aktin e Mbrojtjes të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është vlerësuar si sinjal politik i rëndësishëm nga Uashingtoni, veçanërisht për riafirmimin e njohjes reciproke me Serbinë dhe refuzimin e ndarjeve territoriale mbi baza etnike.

Megjithatë, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se ky akt nuk duhet parë si garanci e re për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës.

Sipas Serwerit, siç e citoi Koha, gjuha e përfshirë në ligj është më shumë rezultat i përpjekjeve për të frenuar ndryshime të mundshme në politikën amerikane.

“Ndërsa më pëlqen gjuha që Kongresi ka miratuar, do të ishte gabim të interpretohej ajo si një shenjë pa mëdyshje pozitive”, ka thënë ai, duke shtuar se lobistë të ndryshëm po përpiqen “të përmbysin politikën tradicionale të SHBA-së që favorizon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Serwer ka theksuar se Kongresi ka tentuar të vendosë një lloj “frenimi”, por ka paralajmëruar se “Presidenti ka autoritet pothuajse 100 për qind në politikën e jashtme” dhe se nuk ka garanci që kjo gjuhë do të respektohet.

Ai ka shprehur skepticizëm edhe për dialogun Kosovë–Serbi dhe perspektivën euroatlantike.

“Kosova duhet gjithmonë të synojë njohjen e ndërsjellë, por nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo është më e mundshme sot sesa më parë”, ka deklaruar Serwer.

Të ngajshme

KQZ: Numërimi i votave ndalet natën e Vitit të Ri, vazhdon më 1 janar nga ora 16:00

Valjeta Turkaj

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar

Valjeta Turkaj

Numri 38 në listën e LDK-së: Besnik Osmani fton qytetarët të votojnë për të ardhmen

Valjeta Turkaj