Telenews

Shakira punësoi detektivë për të zbuluar tradhtinë e Piques

Ndarja e Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon të krijojë polemika, pasi lindin thashetheme të reja për arsyet pse çifti vendosi të ndahej.

Së fundmi u zbulua se këngëtarja kolumbiane kishte punësuar një agjenci detektivësh dhe përmes tyre kishte zbuluar se qendërmbrojtësi i Barcelonës po e tradhtonte, transmeton Gazeta Express.

Është raportuar se Shakira dyshohet se iu
drejtua një agjencie për të punësuar detektivë, të cilët do të kishin ndjekur
çdo hap të Piques dhe kështu do të zbulonin tradhtinë e tij, sipas emisionit
televiziv “El gordo y la flaca”.

Gjithashtu u raportua se Shakira ka në posedim imazhet e Piques pranë gruas me të cilën dyshohet se e tradhtoi dhe nuk do të dalin në dritë sepse ajo ka paguar për to dhe për të pasur privatësi. /Gazeta Express/

The post Shakira punësoi detektivë për të zbuluar tradhtinë e Piques appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Yjet e mëdhenj që do të humbin Kupën e Botës 2026 për shkak të lëndimeve

KushtrimGuraj

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder në Britani

Valjeta Turkaj

Arsenali publikon fanellat për sezonin e ri 2026/27

Valjeta Turkaj