Telenews

Shakira shkëlqen me vallëzimin salsa, i tregon Piques se çka ka humbur

Gerard Pique u nda së fundmi nga partnerja e saj, Shakira, pasi, siç u raportua, futbollisti e kishte tradhtuar këngëtaren.
Por, kolumbiania e famshme nuk shfaqi shenja të mërzisë dhe shkatërrimit pas ndarjes nga babai i dy fëmijëve të saj.
Diva e muzikës, e cila përcillet nga më shumë se 74 milionë ndjekës në Instagram, po e vazhdon jetën dhe punën e saj, siç shihet edhe KETU
Pa ua dhënë asnjë rëndësi lajmeve për ndarjen e saj dhe komenteve negative, këngëtarja kolumbiane së fundmi u pa duke vallëzuar me Nick Jonas në “Dancing with Myself”, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Mijëra njerëz reaguan në videon e saj me Nick Jonas dhe e lavdëruan atë për energjinë që e shfaqi gjatë vallëzimit.
Dhe, shumë fansa thanë se këngëtarja e hitit “Waka Waka” i tregoi ish të dashutir të saj se çka ka humbur, duke i postuar videot dhe fotografitë e saj.
Pique dhe Shakira i kanë dy djem, Milan dhe Sasha.
Ata ishin në lidhje që nga Botërori i vitit 2010, ndërsa u ndanë pak javë më parë pasi, siç raportuan mediat spanjolle, këngëtarja e zuri të dashurin e saj duke e tradhtuar.

Të ngajshme

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

Blearta