Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:35 është arrestuar një person në Prizren.
Sipas PK-së, i dyshuari kishte shantazhuar një femër.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, si dhe rasti është nën hetime.

