Telenews

SHBA, 25-vjeçari veteriner humb këmbët dhe duart se e pickuan rriqnat

Një 25-vjeçar amerikan ka mbetur pa duar e pa këmbë pasi u kafshua nga rriqnat. Ngjarja e rrallë është regjistruar në San Antonio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Michael Kohlhof, u dërgua me urgjencë në spital me simptoma të rënda gripi, duke kaluar madje edhe në shok skeptik dhe qëndroi me ditë të tëra në terapi intensive.

Por, askujt nuk do t’ia kishte marrë mendja që e gjithë kjo nuk do të ishte një grip i thjeshtë, por një pickim i rriqnave. Gjendja e të riut nga Hjuston u rëndua aq shumë, sa mjekët u detyruan që ta amputonin në të gjithë gjymtyrët e sipërm e të poshtëm

I riu, që punon si mjek dhe kujdestar i kafshëve shtëpiake, iu nënshtrua një trajtimi me antibiotikë në repartin e kujdesit intensiv. Ai ishte në dializë sepse organet e tij kishin filluar t’i dëmtoheshin, por gjendja e tij nuk po përmirësohej.

Madje, ishte aq serioze, saqë mjekët thonë se pacienti pësoi dy herë vdekje klinike dhe u rikthye në jetë, ndërsa lajmëruan familjarët që t’i jepnin lamtumirën e fundit të afërmit të tyre, pasi për të nuk kishte më shpresë.

Por, pas 11 ditësh në terapi intensive, duket se 25-vjeçari nisi të rikuperohej dhe e fitoi për mrekulli betejën për jetën. Mirëpo, si pasojë e procesit që ka kaluar dhe efektit të barnave që ka përdorur, i ka ndodhur gangrena në duar dhe këmbë, ndaj mjekëve iu është dashur t’i presin të dyja duart dhe një pjesë të këmbëve.

Mjekët konstatuan se shkaku i vdekjes “momentale” të 35-vjeçarit gjatë procesit të mjekimit ishte sëmundja e tifos e shkaktuar nga një pickim i vetëm pleshti. Megjithëse Michael ndihej i lodhur, ai nuk shfaqi simptoma serioze derisa u diagnostikua.

Sipas Qendrës amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit (CDC), simptomat e tifos përfshijnë: ethe, të dridhura, dhimbje muskulore, humbje të oreksit dhe të vjella.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu