Administrata Biden do t’i sigurojë Ukrainës katër sisteme të tjera raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë në paketën më të fundit të ndihmës për sigurinë.
Paketa vlerësohet në 400 milionë dollarë dhe merret vetëm nga fondet e Autoritetit të tërheqjes presidenciale, që do të thotë se SHBA po dërgon armë direkt nga stoqet e armëve amerikane, shkruan CNN.
Paketa përfshin katër sisteme shtesë raketash, municione shtesë për ato sisteme, tre automjete taktike për “rikuperimin e pajisjeve, mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për riparim, rifurnizimin ndërsa beteja vazhdon”, 1000 fishekë municione artilerie 155 mm, municione shkatërrimi, sisteme kundër baterive, dhe pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera, tha zyrtari.
1000 fishekë prej 155 mm municione artilerie që SHBA po i ofron Ukrainës në këtë paketë është një “lloj i ri” municioni që SHBA nuk ia ka ofruar Ukrainës më par

