Telenews

ShBA i jep Ukrainës 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake

Presidenti Joe Biden, njoftoi sot se ShBA do të japë 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Duke folur me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel, Biden përsëriti “mbështetje të fortë” për popullin ukrainas, në njëmujorin e “pushtimit të pajustifikuar të vendit nga Rusia.
“ShBA do të japë 1 miliard dollarë për Ukrainën, sisteme kundërajrore, armë kundër blindave, drone dhe miliona fishekë municionesh. Unë mirëpres hapat e shumë aleatëve të tjerë për të ofruar mbështetje mbrojtëse për Ukrainën dhe së bashku ne jemi të përkushtuar të japim pajisje shtesë, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar Ukrainën”.
Biden ndër të tjera tha se liderët politikë kanë diskutuar planet për të forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s, veçanërish në krahun lindor.
Ai tha se katër grupe të reja beteje ishin krijuar në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari dhe ky ishte një “sinjal i fortë” se aleanca ushtarake do të “mbronte kolektivisht çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
 

Të ngajshme

“Kurrë më luftë”, Papa i ri mban fjalimin e tij të parë në Vatikan

Valjeta Turkaj

Trump thotë se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për armëpushim

Donat Hashani

Pakistani filloi hakmarrjen, India pretendon se ka shkatërruar të gjitha dronët pakistanez

Donat Hashani