Telenews

SHBA-JA APELON AMERIKANËT TË MOS UDHËTOJNË NË RUSI PËR KËTË ARSYJE

Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se Moska “mund të arrestojë qytetarët amerikanë në Rusi” dhe ripërsëriti thirrjet e mëhershme që amerikanët të mos udhëtojnë drejt këtij shteti.
Ky paralajmërim u bë “për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse”, por edhe për mundësinë e rrezikut të ngacmimit të shtetasve amerikanë nga autoritetet ruse, u tha në njoftimin e DASH-it, ku u theksua po ashtu që amerikanët që jetojnë apo kanë udhëtuar drejt Rusisë të largohen “menjëherë”.
Ky njoftim vjen teksa diplomatët amerikanë e kanë pasur të pamundur që ta vizitojnë yllin e basketbollit, Brittney Griner, e cila për më shumë se një muaj është arrestuar në Rusi.
Griner u ndalua në aeroportin e Moskës më 17 shkurt dhe po akuzohet se në valixhen e saj të udhëtimit ka pasur lëndë narkotike. Nëse gjendet fajtore për akuzat, ajo mund të dënohet deri me dhjetë vjet burgim.

Të ngajshme

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj

Vdekja e dyvjeçarit në Vlorë, policia: Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Istog: Një person humb jetën në vetaksident

Valjeta Turkaj