Telenews

SHBA-JA DO TË NDAJË 500 MILIONË DOLLARË NDIHMË BUXHETORE PËR UKRAINËN

Këtë ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, përmes një komunikate për media në të cilën thuhet se biseda e tyre ka zgjatur për rreth një orë.
Këto para janë të distinuara si ndihmë për pagimin e pagave, sipas një zyrtari nga Shtëpia e Bardhë.
“Udhëheqësit diskutuan se si Shtetet e Bashkuara po punojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur kërkesat kryesore të ndihmës për sigurinë në Ukrainë, efektet kritike që ato armë kanë pasur në konflikt dhe përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe partnerët për të identifikuar aftësitë shtesë për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase të mbrojë vendin e saj”, thuhet në komunikatë, shkruan CNN.
Biden, gjithashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i mbajnë sanksionet të cilat i kanë vendosur kundër Rusisë dhe se do t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin për ta mbrojtur veten.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj