Telenews

SHBA-ja i vendos për herë të parë tarifa edhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja prej 10 për qind deri në 12.5 për qind për importet nga 60 vende.

Mediat botërore kanë raportuar se janë përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kinën, Mbretërinë e Bashkuar, Indinë, Kanadanë, Meksikën dhe për herë të parë edhe Rusinë.

Rusia është përfshirë në listën e vendeve për të cilat Uashingtoni thotë se nuk po ndërmarrin masa të mjaftueshme kundër punës së detyruar, shkruan euronews.

Ajo ishte përjashtuar nga paketat e mëparshme tarifore të Trumpit, pasi tregtia mes dy vendeve ishte tashmë shumë e kufizuar për shkak të sanksioneve.

Masat e reja zëvendësojnë tarifat e mëparshme, të cilat gjykatat amerikane i kishin shpallur të paligjshme, duke vlerësuar se Trump kishte tejkaluar kompetencat e tij presidenciale.

Ekonomistët paralajmërojnë se një pjesë e madhe e kostos së këtyre tarifave përfundimisht do të bartet nga konsumatorët dhe bizneset amerikane përmes rritjes së çmimeve.

Të ngajshme

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia –

KushtrimGuraj

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës –

KushtrimGuraj

Trump zhvillon bisedë telefonike me Putinin, zbardhen temat e diskutimit –

KushtrimGuraj