Telenews

SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka njoftuar ndarjen e një pakete ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, të hënën gjatë një vizite në Kiev.

“Paketa do t’u sigurojë forcave tuaja municione shtesë, automjete të blinduara dhe armë antitank”, ka thënë Austin në një takim së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton AP.

Vizita vjen disa orë pas një sulmi me dron rus në kryeqytetin ukrainas dhe teksa Zelensky u kërkon partnerëve perëndimorë të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake për luftën.

Ukraina po has në vështirësi për ta frenuar fushatën e egër ruse përgjatë frontit lindor, që gradualisht po i detyron forcat e Kievit të heqin dorë nga një sërë qytetesh dhe fshatrash.

Zelensky po u kërkon aleatëve perëndimorë të mbështesin të ashtuquajturin “planin e tij të fitores” për t’i dhënë fund luftës pothuajse trevjeçare, e cila është më e madhja e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë nga të dyja palët, duke përfshirë shumë civilë.

Strategjia e tij përfshin një ftesë zyrtare për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n dhe leje për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat ushtarake në Rusi – hapa që aleatët e Kievit nuk i kanë mbështetur më parë.

Përgjigja perëndimore ka qenë e vakët dhe Austin pritej të diskutonte planin me zyrtarët ukrainas në Kiev.

Të ngajshme

Gjykata merr vendimin e keq për Ilir Metën

Donat Hashani

Detaje nga sulmi terrorist në Turqi, ministri i Brendshëm tregon lajmin e keq

Donat Hashani

SBASHK-u vjen me ultimatum ndaj Qeverisë

Donat Hashani