Ushtria amerikane thotë se ka përfunduar një “valë të rëndë” sulmesh kundër Iranit, në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa balistike ndaj forcave amerikane, raporton BBC-i.
Centcom-i tha se goditi “dhjetëra” objektiva të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në përgjigje të të shtënave të Iranit ndaj bazave amerikane në Jordani, bashkë me ato ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Mediat shtetërore iraniane thanë se sulmet e fundit kishin vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë dy vjeç, në ishullin Qeshm, ndërsa lokacione të tjera u goditën në jug dhe perëndim të vendit.
SHBA-ja ka bllokuar portet dhe ka bombarduar vendet iraniane, ndërsa Irani ka qëlluar me raketa dhe dronë drejt aseteve amerikane në vendet e Lindjes së Mesme.
Kjo ka shkaktuar tensione në Ngushticën e Hormuzit, e cila është e rëndësishme ekonomikisht me lidhjen që i bën Gjirit me Detin Arabik.

