Telenews

SHBA-ja sanksionon zyrtarin e lartë të Hungarisë

Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar të martën se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarit të lartë të Qeverisë së Hungarisë, Antal Rogan, i cili dyshohet për përfshirje në korrupsion në Hungari.
Rogan është një bashkëpunëtorë i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orban si dhe drejton zyrën e kabinetit të tij. Ai nuk ishte i qasshëm menjëherë për koment.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së akuzoi Roganin për përdorimin e postit të tij për përfitime financiare personale dhe për aleatët politikë.

“SHBA-të nuk do të hezitojnë t’i mbajnë përgjegjës individët, sikur Rogan, që përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar veten dhe aleatët në mënyrë ilegale në dëm të vendit dhe bashkëkombësve të tyre”, deklaroi Bradley T. Smith në detyrë në kuadër të Sekretariatit për Thesarin për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

Rogan është i afërt me Orban me dekada, duke udhëhequr makinerinë për media të qeverisë si dhe fushatat elektorale. Ai gjithashtu për momentin mbikëqyrë shërbimet sekrete të Hungarisë, një aleat i NATO-së.

Marrëdhëniet në mes SHBA-së dhe Hungarisë janë tensionuar gjatë presidencës së Joe Biden, si pasojë e lidhjeve të afërta të Budapestit me Moskën edhe pas luftës në Ukrainë.
Orban ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump. Trump do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar.

Të ngajshme

Mbyllja e Administratës Tatimore të Serbisë, Sveçla: Do ta luftojmë çdo paralelizëm kriminal serb

KushtrimGuraj

Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, Shqipëri e Serbi: Mezi pres

KushtrimGuraj

Osmani: Misioni për fuqizimin e shtetësisë është nderi më i madh që mund t’i bëjmë Kosovës

KushtrimGuraj