Telenews

ShBA-ja vret 13 anëtarë të grupit terrorist al-Shabaab

Një sulm ajror i ShBA-së në Somali vrau 13 anëtarë të grupit terrorist al-Shabaab, tha në një deklaratë Komanda Amerikane për Afrikë.

Shtetet e Bashkuara kryen sulmin në mbështetje të ushtrisë somaleze, e cila ishte nën sulm pranë Teedaan, Somali. Sipas një vlerësimi fillestar, asnjë civil nuk u plagos nga sulmi.

Javën e kaluar, ShBA kreu tri sulme ajrore kundër al-Shabaab në perëndim të vendit, ku u zhvilluan sulmet e fundjavës. Katër anëtarë të al-Shabaab u vranë në ato sulme, sipas një deklarate nga Komanda e Afrikës.

Në maj, presidenti Joe Biden vendosi të ridislokojë trupat amerikane në Somali në mbështetje të qeverisë dhe kundër organizatës al-Shabaab. Ky veprim ndryshoi një vendim të ish-presidentit Donald Trump për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga vendi.

Një sulm ajror i SHBA-së në mesin e korrikut vrau dy anëtarë të al-Shabaab, ndërsa një tjetër në qershor vrau pesë anëtarë të organizatës terroriste, raporton CNN.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës: 28 mars 2026

Valjeta Turkaj

Takimi Kurti-Macron: Është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Blearta

LDK: Zgjedhja e Presidentit vetëm përmes marrëveshjes politike, VV përgjegjëse për procesin

Blearta