Telenews

SHBA kërkon heqjen e barrierave tregtare për bashkëpunim ekonomik me Kosovën

Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të bashkëpunonin me Kosovën.

Megjithatë, për të ndodhur një gjë e tillë, sipas SHBA-ve, e domosdoshme do të ishte heqja e barrierave tregtare, e cila do të forconte më tej këto lidhje.

“Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për Radio Evropën e Lirë.

Gjithashtu, SHBA-të kanë kërkuar që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë.

“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan”.

Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj.

Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Të ngajshme

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Donat Hashani

Sot seanca e fundit konstituive, a do të kompletohet parlamenti?

Donat Hashani

Plot ngjarje sot në Kosovë

Donat Hashani