Telenews

SHBA ndihmon Ukrainën me 400 milionë dollarë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi të hënën në Kiev për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën.

Kjo u konfirmua gjatë një vizite në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.

Udhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt dhe ndoshta e fundit si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.

Të ngajshme

Blinken arrin në Izrael për t’i nisur bisedimet për armëpushim

Donat Hashani

Fundi i tmerrshëm i komandantit rus: Bombardoi qendrën tregtare, ukrainasit iu hakmorën brutalisht

Donat Hashani

Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen

Donat Hashani