Telenews

SHBA paralajmëron Rusinë që të mos e ndihmojë Rusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar shtetin e Kinës të mos e ndihmojë Rusinë në luftën që po e zhvillon në Ukrainë.
SHBA thotë se Kina do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse ndihmon Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë, sipas raporteve të mediave amerikane.
Zyrtarë të paidentifikuar thuhet se u thanë mediave të shumta amerikane se Rusia i kërkoi Kinës të ofronte ndihmë ushtarake pasi ajo filloi pushtimin në Ukrainë.
Ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese.
Paralajmërimi vjen përpara një takimi në Romë të hënën midis zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Kinës.
Që nga fillimi i krizës, Pekini ka shprehur mbështetje të fortë retorike për aleatin e vjetër të Moskës, por nuk dihet publikisht se ka ofruar ndonjë mbështetje ushtarake apo ekonomike.
Megjithatë, mediat lokale, duke cituar zyrtarë amerikanë, thonë se Rusia ditët e fundit i ka kërkuar Kinës posaçërisht pajisje ushtarake, përfshirë dronët. Përgjigja e Kinës ndaj kësaj kërkese nuk dihet.
 

Të ngajshme

BARBARY – vendi për momente të paharrueshme

Erzana Fazliu

Për shkaqe teknike, ndërpritet seanca në rastin e Liridona Ademajt – vazhdon më vonë

Valjeta Turkaj

“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së që 24 ditë pa paga, futen në grevë dy orëshe

Valjeta Turkaj