Telenews

SHBA pezullon aplikimet për emigrantët nga Ukraina

Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar aplikimet për imigrim të paraqitura nga emigrantët nga Ukraina dhe Amerika Latine sipas disa skemave të periudhës së ish-presidentit Joe Biden, sipas televizionit “CBS News”.

Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve për mashtrim dhe për siguri, thuhet në raport, ku citohen dy zyrtarë amerikanë dhe një dokument i brendshëm, raporton televizioni BBC.

Përafërsisht 240 mijë ukrainas u mirëpritën në Shtetet e Bashkuara si pjesë e politikës së Bidenit, “Bashkim për Ukrainën”. Shumë prej tyre kanë paraqitur aplikime që do t’ua mundësonin qëndrimin e ligjshëm në ShBA ose madje të vendoseshin atje në mënyrë të përhershme, sipas televizionit amerikan.

Ngrirja e procesit të aplikimeve do të mbetet në fuqi përderisa zyrtarët t’i rishikojnë procedurat e vetingut, thuhet më tej në raport.

Të ngajshme

E kemi bërë nervoz edhe Ceferinin, presidenti i UEFA-s i pranishëm në stadiumin e Lubljanës

Erzana Fazliu

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë

Erzana Fazliu

Kërkohet paraburgimi i mitrovicasit që tentoi të vrasë djalin e tij

Erzana Fazliu