Telenews

SHBA-të e shtyjnë Vietnamin “të shkëputet” nga teknologjia kineze

SHBA kërkon nga Vietnami të reduktojë përdorimin e teknologjisë kineze në pajisjet që përpunohet aty para eksportimit në Amerikë.

Vietnami është një qendër e rëndësishme prodhimi për firma si Apple, Samsung, Meta dhe Google, të cilat përdorin pjesë nga Kina.

Dhe administrata e Donald Trump ka kërcënuar me tarifa deri në 46% për mallrat e eksportuara nga Vietnami nëse nuk bëhen ndryshime.

Vietnamezët po organizojnë takime me bizneset lokale për të rritur prodhimin e pjesëve teknologjike vendase, por kanë nevojë për kohë dhe teknologji.

Qëllimi është që të zvogëlohet varësia e SHBA ndaj teknologjisë kineze dhe të forcohet kapaciteti industrial i Vietnamit.

Data e fundit për marrëveshje është 8 korriku, por ende nuk është e qartë nëse do të arrihet një kompromis.

Vitin e kaluar, Kina eksportoi në Vietnam rreth 44 miliardë dollarë mallra teknologjike, të tilla si komponentë elektronikë, kompjuterë dhe telefona, rreth 30% të totalit të eksporteve të saj në vend.

E Vietnami dërgoi në Shtetet e Bashkuara mallra teknologjike me vlerë 33 miliardë dollarë ose 28% të eksporteve me destinacion SHBA-në.

Të ngajshme

Pse ChatGPT nuk mund ta tregojë kohën?

KushtrimGuraj

Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Valjeta Turkaj

Zgjidhni algoritmin tuaj! Instagrami vjen me një përditësim të ri

Valjeta Turkaj