Telenews

SHBA vendosi sanksione ndaj Vladimir Potanin, një prej rusëve më të pasur

shba-vendosi-sanksione-ndaj-vladimir-potanin,-nje-prej-ruseve-me-te-pasur

SHBA vendosi sot sanksione ndaj një prej rusëve më të pasur, Vladimir Potanin, si dhe ndaj bankës tregtare ruse “Rosbank” dhe “Interos”, një kompani investimi e kontrolluar nga Potanin.

Në faqen e Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se “Rosbank” është blerë nga “Interos” në fillim të këtij viti.

Potanin (61) është aksionari më i madh i “Nornickel”, dhe “Interos” zotëron 36 për qind të “Nornickel”.

“Nornickel” është prodhuesi më i madh në botë i paladiumit dhe nikelit të përpunuar dhe ishte një nga “çmimet” më të mëdha në hapësirën post-sovjetike gjatë shpërndarjes së objekteve industriale ruse në vitet 1990.

SHBA vendosi sot sanksione ndaj më shumë se 40 individëve si pjesë e sanksioneve të reja kundër sektorit të shërbimeve financiare të Rusisë.

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi