Telenews

Shearer e këshillon Arsenalin se si të përdoret më mirë Gyokeres: Nëse ndodh kjo, ai bëhet i pandalshëm

shearer-e-keshillon-arsenalin-se-si-te-perdoret-me-mire-gyokeres:-nese-ndodh-kjo,-ai-behet-i-pandalshem

Shearer e këshillon Arsenalin se si të përdoret më mirë Gyokeres: Nëse ndodh kjo, ai bëhet i pandalshëm

Rumania thotë se një dron rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore – vendi i dytë i NATO-s që raporton një ndërhyrje të tillë.

Avionët luftarakë rumunë ishin në ajër duke monitoruar një sulm rus në Ukrainë të shtunën dhe ishin në gjendje të gjurmonin dronin pranë kufirit jugor të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ndërhyrje nuk mund të ishte një gabim – ishte “një zgjerim i dukshëm i luftës nga Rusia”.

Të mërkurën, Polonia tha se kishte rrëzuar të paktën tre dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Në deklaratën e saj, ministria e Rumanisë tha se zbuloi dronin rus kur dy avionë F-16 po monitoronin kufirin e vendit të tyre me Ukrainën, pas “sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës ukrainase në Danub”.

Droni u zbulua 20 km në jugperëndim të fshatit Chilia Veche, përpara se të zhdukej nga radari.

Por nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe as nuk paraqiste rrezik të menjëhershëm, tha ministria.

Polonia gjithashtu iu përgjigj shqetësimeve në lidhje me dronët rusë të shtunën.

“Operacionet parandaluese të aviacionit – polak dhe aleat – kanë filluar në hapësirën tonë ajrore”, tha kryeministri Donald Tusk në një postim në X.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore kanë arritur gjendjen më të lartë të gatishmërisë”.

Më parë këtë javë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se nuk kishte pasur “plane” për të synuar objektet në tokën polake.

Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, tha se dronët që hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën ishin një aksident, pasi sistemet e tyre të navigimit u bllokuan.

Në përgjigje të inkursionit të fundit, Presidenti Zelensky tha se ushtria ruse “e di saktësisht se ku po shkojnë dronët e tyre dhe sa gjatë mund të veprojnë në ajër”.

Ai u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore të shtrëngojnë sanksionet ndaj Moskës.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjithashtu foli për shkeljen e hapësirës ajrore më parë këtë javë, duke thënë se ishte “gati” të vendoste sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, por vetëm nëse vendet e NATO-s përmbushnin kushte të caktuara, të tilla si ndalimi i blerjes së naftës ruse.

Të ngajshme

Tronditet bota e sportit: Legjenda e boksit gjendet i vdekur në shtëpi

KushtrimGuraj

Media serbe – Kurir: Ai mësoi basketbollin në Prizren, me të Turqia e shkatërroi Greqinë

Donat Hashani

Trepça prezanton reprezentuesin e Bosnje & Hercegovinës

Donat Hashani