Telenews

Shefi i Apple konfirmon se një Siri më ndryshe po vjen

shefi-i-apple-konfirmon-se-nje-siri-me-ndryshe-po-vjen

Apple sapo ndau rezultatet e saj fiskale të tremujorit të dytë, duke tërhequr 95.4 miliardë dollarë të ardhura, që është një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Por CEO Tim Cook trajtoi një nga zhgënjimet më të përfolura kohët e fundit: vonesa e Siri-t më të zgjuar, të fuqizuar nga AI, që supozohej të kryesonte prezantimin e Apple Intelligence.

Kur u pyet për pengesat, Cook tha se Apple ka ende nevojë për më shumë kohë për t’u siguruar që Siri të arrijë standardet e cilësisë së lartë të kompanisë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai shtoi se ndërsa gjërat po ecin përpara, nuk është ende gati.

Bëhet e ditur se Apple fillimisht ngacmoi Siri-n e ri pothuajse një vit më parë, duke premtuar një asistent më ndryshe.

Bazuar në mënyrën se si po shkojnë gjërat, ne mund të mos e shohim Siri-in e përditësuar deri në vitin 2026.

Kjo pasi nuk ka një datë të saktë të zbulimit.

Të ngajshme

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

KushtrimGuraj

Si të ngasësh makinën në një rrethrrotullim me shumë korsi?

KushtrimGuraj

Meta ka një paralajmërim për përdoruesit evropianë të rrjeteve sociale

KushtrimGuraj