Telenews

Shefi i kabinetit të Presidencës thotë se ka pasur përkrahje për Kosovën në Samitin e BE-së

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e përkrahin deklarativisht liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vela ka thënë se asnjë nga shtetet anëtare të BE-së, që kanë folur në Samitin e BE-së, nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Në këtë takim ka pasur përkrahje për Kosovën, nga vendet anëtare, jo vetëm për çështjen e liberalizimit të vizave, por edhe për qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, dhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, gjë të cilën nuk e bëjnë të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Të ngajshme

Çitaku: Kosova tani ka ligj që mbron UÇK-në, kjo fitore u dedikohet çlirimtarëve

Rrezarta Ramaj

Turqia vendos ta shkarkojë trajnerin, italianin që i “vodhi” ëndrrën Kosovës

Rrezarta Ramaj

Bashkimi Evropian reagon pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës

Rrezarta Ramaj